Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër, turistët shfaqin kuriozitet për historinë

22 Prill 2024 | 19:13

Eduini është seminarist me origjinë nga Kolumbia dhe prej 6 vitesh është vendosur në Shqipëri. Së bashku me një grup prej më shumë se 50 turistësh vizituan Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës.

“Jemi këtu me një grup Italian që ka ardhur të vizitojë seminarin por dhe historinë e Shqipërisë. Sot jemi duke vizituar vendin ku kanë pësuar dënimin e tyre martirët Shqiptarë. Jemi një grup I madh prej rreth 50 veta”,- Eduin Gonzalez, vizitor.

Impresionet nga vizitorët janë të thella, ndërsa e vlerësojnë këtë vizitë me plot emocione.

“E vlerësoj si një vizitë me përjetime shumë të forta. Për mua e gjithë kjo vuajtje njerëzore është e tepërt, më vjen shumë keq. Dua t’a shoh me sytë e humanizmit dhe ndihem i pafuqishëm përballë kësaj vuajtje dhe sakrifice dhe vdekjes por dhe të qenurit tim Kristjan i jep një tjetër vlerë të shtuar”,-tha Xhovani Orlandini, vizitor.

Drejtuesi i muzeut Pjerin Mirdita tregon se sezoni turistëve ka nisur me herët se vitin e kaluar dhe thekson se e shkuara komuniste po tërheq çdo ditë e më shumë turistët nga Evropa, por jo vetëm.

“Sezoni ka nisur me herët se sezonet e tjera për shkak të kushteve atmosferike që kemi pasur gjatë këtij muaji. Njerëzit kanë filluar të lëvizin , turistët e huaj kanë filluar të vijnë në qytetin e Shkodrës dhe kërkojnë ato atraksione që qyteti ofron dhe secili ndahet në bazë të dëshirave apo pritshmërive të tyre. Vendi dëshmisë dhe kujtesës është tashmë një realitet për qytetin e Shkodrës . Është një aset i rëndësishëm jo vetëm turistik i qytetit dhe është një vend i cili kërkohet nga të huajt duke pasë parasysh që të huajt vijnë në bazë të tipologjisë së tyre”,-tha Pjerin Mirdita, drejtues i muzeut të “Dëshmisë dhe Kujtesës”.

Çdo vit e më tepër ky muze po tërheq vëmendjen e vizitoreve nga e gjithë bota si një nga vendet identitare të historisë së Shkodrës komuniste.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026