OBSH jep alarmin: Sëmundjet seksualisht të transmetueshme po rriten ndjeshëm
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se sëmundjet seksualisht të transmetuesheme po rriten ndjeshëm.
Më shumë se 1 milion njerëz çdo ditë infektohen me sifiliz, gonorrea, klamidia dhe trikomoniaza.
Raporti vë në dukje një rritje të sifilizit tek të rriturit por edhe sifilizit kongjenital gjatë pandemisë.
Në një kohë kur ekspertët kishin si objektiv reduktimin me dhjetëfish të rasteve të sifilizit, ajo çfarë u pa ishte rritje me afro 1 milion e infektimeve, duke i çuar rastet totale të sifilizit në 8 milion në gjithë botën.
I njëjti raport bën me dije se Infeksionet e reja me HIV u reduktuan nga 1.5 milion në 2020 në 1.3 milion në 2022.
Pesë grupe kryesore të popullsisë, burra që bëjnë seks me burra, njerëz që injektojnë drogë, punonjës seksi, individë transgjinorë dhe individë në burgje dhe mjedise të tjera të mbyllura, ende përjetojnë norma dukshëm më të larta të prevalencës së HIV-it sesa popullata e përgjithshme.
Vlerësohet se rreth 55% e infeksioneve të reja HIV ndodhin midis këtyre popullatave dhe partnerëve të tyre.
Sa i takon hepatiteve në 2022 u regjistruan rreth 1.2 milion raste të reja të hepatitit B dhe afro 1 milion raste të reja të hepatitit C.
Të njëtin trend rritës sa i takon infeksioneve seksualisht të transmetueshme ka ndjekur edhe Shqipëria, gjë për të cilën ekspertët kanë bërë me dije se po preken edhe moshat e reja.
Ekspertët botëror bëjnë me dije se HIV, epidemitë e hepatitit viral dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme vazhdojnë të përbëjnë sfida të rëndësishme të shëndetit publik, duke shkaktuar 2.5 milionë vdekje çdo vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta