Shtohen sëmundjet neurologjike, mjekja: Është ulur mosha e pacientëve të shtruar

18 Mars 2024 | 16:23

Sëmundjet neurologjike janë renditur të parat në botë për nga shpeshtësia dhe frekuenca në raport me sëmundjet e tjera.

Mjekja neurologe Entela Basha, thotë për Euronews Albania, se gama e gjerë e sëmundjeve bën që çdo familje të ketë të paktën një person me probleme neurologjike.

Konsultat për këto probleme tek mjekët specialistë në poliklinikë janë rritur, e po ashtu dhe shtrimet në spital, ku vitet e fundit ka dhe ulje të moshës për infarktet e trurit.

Në varësi të sëmundjes është edhe grupmosha. Faktorët janë të shumtë, nisur nga ata gjenetikë e deri tek mënyra e jetesës.

Ajo çfarë mjekët kërkojnë është që të bëhet kujdes me stilin e jetesës, ndërsa apelojnë që të mos neglizhohet asnjë simptomë, qoftë kjo dhe një dhimbje koke.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026