Sëmundjet seksuale të transmetueshme, mjekët: Kemi rritje të rasteve te të rinjtë
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme po njohin gjithmonë e më shumë rritje të rasteve mes grupmoshave të reja. Mjekët infeksionist në QSUT thonë se çdo ditë përballen me pacientë që kanë nevojë për trajtim mjekësor, duke filluar nga HIV-AIDS, deri tek infeksionet e zakonshme.
“Sëmundjet seksualisht të transmetueshme nëse do marrim vitet e fundit kanë rritje, në spitalin tonë ofrohet kujdesi diagnostikimi trajtimi dhe hetimi I rasteve të tilla në bb me ishp, qoftë për HIV, Sifiliz dhe sëmundje të tjera, gonorea clamidia, trikomonasi , të cilat kanë një incidencë në rritje vitet e fundit”, tha Esmeralda Meta, mjeke infeksioniste te Infektivi në QSUT.
Alarmant është fakti se këto sëmundje po hasen gjithmonë e më tepër tek adoleshentët.
“Duke qenë se SST I përkasin grupmoshës seksualisht active, dhe ne po shohim që këto vitet e fundit është ulur mosha e filimit të aktivitetit seksual, ne hasim raste nga grupmopsha 15 e sipër duke qebnë se ne ofrojmë shërbim për adultët, krahasimisht nësë e bëjmë krahasimin me një 10 vjecar më parë”, tha Esmeralda Meta, mjeke infeksioniste te Infektivi në QSUT.
Por cilët janë faktorët që po çojnë rritje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme sispas mjekëve?
“Fillimi i hershëm i aktivitetit seksual, tendenca e moshave të reja për të provuar format e ndryshme të seksit, mos përdorimi i masa mbrojtësve, është predispozita për të provuar diçka të re ose diçka ndryshe”, tha Esmeralda Meta, mjeke infeksioniste te Infektivi në QSUT.
Aktualisht në Spitalin infektiv ka disa pacientë që po marrin trajtim spitalor për infeksione të ndryshme të transmetuar me rrugë seksuale.
“Kryesisht në rastet e hospitalizura predominojnë rastet me hiv aids ose rastet me sifiliz të formave sekondare që mund të jenë të bashkëshoqëruara me hiv”, tha Esmeralda Meta, mjeke infeksioniste te Infektivi në QSUT.
Mjekët referojnë se sa i takon rastev me Hiv Aids, shpesh paraqiten edhe pa kaluar në stadin e sëmundjes, por kur flasim për sëmundjet e tjera, pacietët shkojnë tek mjeku atëherë kur simtomat janë shfaqur dhe bluzave të bardha ju duhet të bëjnë hetimin epidemiologjik për të gjetur rastet e kontaktit në faza të hershme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë