1 në 10 çifte janë infertile/ Toçaj: Janë të prekur njëlloj femra e meshkuj, shkaqet

22 Janar 2024 | 17:43

Infertiliteti po kthehet në një fenomen shqetësuese në Shqipëri. Mjekët Obstetër gjinekolog, referojnë se 1 në 10 çifte nuk arrijnë dot të sjellin në jetë një fëmijë si pasoje e infertiliteti.

Në strategjitë sektoriale të shëndetësisë infertiliteti adresohet krahas fushave të tjera prioritare siç është shëndeti i  të porsalindurit, i adoleshentit, HIC AIDS apo dhuna me bazë gjinore.

Për doktoreshë Dorina Toçaj, e cila është Analiste e Programit për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues  të UNFA për Shqipërinë, të gjitha këto fusha ndikojnë direkt ose indirekt në shkaqet e infertilitetit.

“Faktorë që shkaktojnë infertilitet lidhen si me mashkullin dhe me femrën dhe unë do të doja të theksoja praninë e SST të pa mjekuara janë një nga shkaktarët kryesor që na çon në infertilitet, stresi, në çift ndikon në infertilitet, një komunikim jo i duhur gjendjet e depresionit, ankthet grindjet, faktor të lidhur me stilin e jetesës, konsumi i duhanit, pijet alkoolike, duhani mbipesha ndikojnë rritjen e prevalencës së rritjes së infertiliteti”-theksoi Dr. Dorina Toçaj  Analiste Programi për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues.

Për të reduktuar këtë fenomen, shumë shqetësues, plani i kombëtar i veprimit për shëndetin seksual riprodhues ka të përcaktuar veprime konkrete për çdo fushë, por ekspertët gjykojnë se së pari duhet nisur nga rritja e nivelit të njohurive të personanelit shëndetësor në shërbimin parësor.

“Është shumë e rëndësishme që personeli shëndetësor parësor, të jap informacion të plotë si për të rinjtë si për SST si për përdorimin e metodave contraceptive modern, të cilat do të na shmangin shtatzanit e paplanifikuar në moshë të vogël, përdorimi i condom do na shmang SST dhe do na shmang infertilitetin në të ardhmen”-theksoi Dr. Dorina Toçaj  Analiste Programi për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues.

Duke i mëshuar idesë se stili i jetesës është një ndër faktorët kryesor jo vetëm në inferitilitet por në disa problematika shëndetësore, profesionistët e shëndetësisë kërkojnë që të bëhet kujdes. Ata janë të mendimit se duhet punuar më shumë në fushën e edukimit dhe informimit mbi obezitetin , përdorimin e duhanit, alkoolit, drogës dhe ndikimet negative që ata sjellin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026