Ligji për sigurimin e depozitave/ Do ndryshojë për t’ju përafruar BE-së

22 Janar 2024 | 16:58

Ligji për sigurimin e depozitave bankare pritet të rishikohet në saj të përafrimit të dispozitave ligjore europiane. Ndërkohë bankat e nivelit të dytë ankohen se, sipas ligjit aktual, komisioni që ato paguajnë për të siguruar depozitat bankare është tepër i lartë.

Bankat e nivelit të dytë kërkojnë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave uljen e primit për të paguar për fondin e emergjencës.

Sipas atyre mungesa e një sistemi mbledhës së primit në bazë të një risku efektiv mungon. Aktualisht primi i paguar është i  fiksuar në kuotën e 0.125% të mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, të regjistruara në bankw në ditën e fundit të çdo tre mujori.

Sipas ligjit aktual për “sigurimin e depozitave”, thotë se Agjencia e Sigurimit të Depozitave, enti përgjegjws për ligjin e sigurimeve, i cili përcakton dhe rregullat e funksionimit të skemës së sigurime të depozitave bankare, mund të ulë primin tre mujor të pagueshëm nga bankat deri në 0.025%, por vetëm nëse mjetet financiare të Agjencisë janë jo më pak se 5%.

Më konkretisht, nëse totali i depozitave të siguruara është 100 mln euro, fondi i sigurimit të depozitave në banka duhet të jetë minimalisht 5 mln euro, sa 5% e shumës së depozitave. Në moment që ky limit kalohet, sipas parashikimeve të ligjit, ASD mund të uli detyrimin që bankat e nivelit të dytë paguajnë për sigurimin e depozitave.

Të dhënat e ASD ndërkohë tregojnë se, në fund të 2022, raporti midis vlerës së fondit total të sigurimit të depozitave dhe vlerës totale të depozitave të siguruara, arritën në 7% ga 6.66% që ishin në vit më parë.

Si rrjedhojë, bankat tregtare, bazuar në parashikimet e këtij ligji, po kërkojnë uljen e primit.

Por nga ana tjetër, ASD shprehet se duke pasur parasysh se Shqipëria ka ende nevojw të rrisw fondin për mbulimin në rast emergjencash, gjasat janë që rishikimi i ligjit do të parashikoj në fakt rritjen e shumës maksimale të mbulimit, duke implikuar kështu një rritje të primit për bankat e nivelit të dytë.

Në Shqipëri, sigurimi ka një mbulim ligjor mbi depozitat bankare deri në 2.5 mln lekë, ndërkohë që në BE kjo shumë shkon deri ne 100 mij3 euro. Me këtë logjikë, primi duhet të rishikohet në rritje, kur të ndryshojë ligji.

Bankat argumentojnë se rritja e primit do të nënkuptonte një barrierë shtesë për to, duke rritur ndjeshëm kostot për sektorin.

Vlera e fondit të sigurimit të depozitave në banka në fund të vitit 2022 arriti në rreth 57.9 miliardë lekë, lekë me një rritje prej 9.6% krahasuar me një vit më parë. Ky fond ka dy burime kryesore financimi: primet që paguhen nga bankat dhe të ardhurat nga investimi i fondit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026