Covid-19/ Vaksinat ulën me 57% vdekjet. OBSH: U shpëtuan 1.4 milionë jetë në Europë
Vaksinat anti-covid kanë reduktuar me 57% vdekjet në periudhën e pandemisë. Kjo është një nga gjetjet e studimit të realizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në Europë.
Sipas ekspertëve aplikimi i vaksinës ka shpëtuar më shumë se 1.4 milionë jetë në Rajonin Evropian të OBSH-së. Shumica e të shpëtuarve i përkasin moshës mbi 60 vjeç që ishte grupi me rrezikun më të lartë të sëmundjes së rëndë dhe vdekjes nga virusi SARS-CoV-2. Të dhënat flasin se vetëm me marrjen e dozës së dytë të vaksinës janë shpëtuar 700.000 jetë.
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore, u regjistruan 277 milionë raste të konfirmuara me Covid dhe 2,5 milion jetë të humbura. Ekspertët mendojnë se pa vaksina shifra e vdekjeve do kishte arritur ne 4 milion.
Raporti zbulon një ulje prej 57% të vdekshmërisë në mesin e atyre të moshës 70-79 vjeç dhe një ulje prej 54% të vdekjeve midis atyre të moshës 60-69 vjeç. Vdekshmëria ishte 52% më e ulët në grupmoshën 50-59 vjeç. Grupmosha mbi 80 vjeç ka përfituar më shumë nga vaksinimi, me një ulje prej 62% të vdekshmërisë.
Midis atyre të moshës 25 deri në 49 vjeç, marrja e një doze të dytë vaksine rezultoi në një ulje prej 48% të vdekshmërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë