Rikthehet Sifilizi e Gonorea, gjinekologia: Ndërrimi i partnerëve shton sëmundjet

12 Mars 2024 | 17:05

Uja e moshës së nisjes së aktivitetit seksuale ka vënë në alarm ekspertët e shëndetësisë. Ekspertet mendojnë se ky faktor po çon në ndërrimin e shumë partnerevë, ndërsa nuk kanë informacionin e duhur.

“Është ulur fillimi i moshës seksuale. Unë mund të them që e fillojnë edhe në moshën 12 vjeç, nuk janë të shumta por kemi raste që e fillojnë që 12 vjeç. Një jetë seksuale e filluar herët do të thotë ndryshim partnerësh”, tha Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe.

“Ajo që shikojmë sot është që të rinjtë përdorin më shumë rrjetet sociale, përdorin infromacionin me njëri-tjetrin dhe nuk marrin infromacion e duhur qoftë në ofruesit e shërbimeve, në ambjentet e shkollës, apo instiucionet shëndetëore”, tha Elona Gjebrea, Qendra Shqiptare për Popullisnë dhe Zhvillimin.

Ky trend i viteve të fundit po çon në rritje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Fatkeqsisht në vendin tonë sot janë rritur sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

“Sifiliz dhe gonore të cilat i kemi patur pothuajse 0 sot janë rritur goxha, dhe janë rritur dhe në moshat e reja pa diskutuar dhe në mesomosha që kanë edhe gonore edhe sifiliz”, tha Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe.

Mungesa e kontaktit me mjekun çon jo vetëm në përhapje të sëmundjeve por lë dhe pasoja të rënda shëndetësore.

“Infeksionet seksualisht të transmetueshme janë pa shenja fillimisht dhe si të tilla ato shkojnë në zinxhir nga njëri tek tjetri. Kjo situatë bën që prania e tyre të shtohet dhe mos kurohet duke shkaktuar edhe një pasojë kryesore që është infertiliteti”, tha Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe.

Infertiliteti është më i pranishëm tek gratë, por sipas mjekëve tek burrat kjo po rritet dhe po nis edhe në mosha të reja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026