“Njohja e identitetit gjinor në Shqipëri”, shoqëria civile prezanton projektligjin

22 Maj 2024 | 16:32

Ambasada PINK në Shqipëri, së bashku me partnerët e saj, ka prezantuar projekt-ligjin “Për njohjen e identitetit gjinor në Shqipëri”, një nismë e re ligjore, që kërkon të zgjidhë një ndër problemet thelbësore me të cilat përballen personat transgjinorë në Shqipëri. Kjo nismë kërkon ta sjellë legjislacionin shqiptar në linjë me atë europian.

“Jo të gjithë individëve u përputhet seksi biologjik  me identitetin e tyre, automatikisht këta persona përballen me diferencën mes paraqitjes së tyre, jetës së tyre të përditshme dhe dokumenteve zyrtare. Është detyrë e shtetit që dokumentet zyrtare të përputhen me atë gjini që zonja, zotëria ka zgjedhur të jetojë”, tha Altin Hazizaj, CRCA,  Ambasada PINK

Hazizaj shprehet se tashmë ka ardhur koha që edhe martesat mes së njëjtës gjini të jenë të lejuara.

“Kushtetuta e Shqipërisë i lejon çdo individi të krijojë familjen që do. Të rriturit janë të lirë të marrin vendimet e tyre e të martohen me kë të duan”, Altin Hazizaj, CRCA / Ambasada PINK

Celebrimi mes dy vajzave disa ditë më parë ngjalli debate publike, ndërsa u kundërshtua nga komunitetet fetare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026