Biznesmen në Shqipëri, kush është 54-vjeçari i kapur me 320 kg kokainë në Greqi

23 Maj 2024 | 10:15

Zbulohen të tjera detaje që kanë të bëjnë me shqiptarin e arrestuar sot në lidhje me sasinë prej 320 kg kokainë e kapur në portin e Pireut në Greqi.

Shqiptari mësohet se njihet me emrin “Andrea”, ndërkohë që identirti i tij është Jasona Mërkuri. Ai rezulton biznesmen në Shqipëri, pronar i disa dyqaneve me rroba, ndërkohë që disponon dhe një autobus turistik.

Ai konsiderohet kreu i grupit që u kap me drogë në 2017, ndërkohë që në atë operacion atëherë u arrestua edhe vëllai i bashkëshortes së tij, sot 40 vjeç. Shqiptari i arrestuar sot është 54 vjeç

Burime policore bëjnë me dije se shtetasi shqiptar i arrestuar sot, rezulton se më parë ka përdorur për të hyrë në Greqi edhe pasaportë serbe, e vërtetuar kjo gjatë hetimeve të vitit 2017. Gjithashtu, me automjetin e këtij shtetasi, në vitin 2008 është arrestuar nga policia turke kunati i tij duke transportuar 22 kg heroinë nga Turqia për në Greqi. Pas daljes nga burgu, kunati i Andreas është arrestuar sërish gjatë operacionit të 2017.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026