Mashtronte të moshuarit në Greqi, si shqiptari u mori mijëra euro e monedha floriri
Policia greke ka goditur një grup kriminal që mashtronte të moshuarit në Igumenicë me qëllim marrjen e shumave të konsiderueshme të parave. Pjesë e grupit kriminal është identifikuar dhe shtetasi Xhezo Zote nga Konispoli, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet greke.
Grupi i mashtruesve funksiononte përmes takimeve personale por edhe telefonatave me persona të moshuar, të cilëve u kërkonin para duke pretenduar se familjarë e afërt të këtyre të fundit kishin pësuar aksident automobilistik dhe ishte e nevojshme pagesa për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale.
Policia greke bën me dije se në një rast të ndodhur në 18 maj, 48-vjeçari nga Shqipëria ka marrë 100.000 euro dhe 10 monedha ari nga një shtetas i moshuar. Sakaq më në 9 maj është provuar se ai ka marrë 2.050 euro dhe bizhuteri në vlerën 30.000 euro nga një zonjë tjetër e moshuar.
Vlera totale e marrë me mashtrim sipas policisë greke llogaritet në 140.000 euro.
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë