Presidentja sllovene takohet me Begajn: Integrimi i Shqipërisë në BE, brenda 2030

23 Maj 2024 | 12:48

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua me kreun e shtetit Bajram Begaj. Në konferencën e përbashkët për shtyp, presidentja sllovene shprehu mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe vlerësoi reformat e bëra në vend.

“E kënaqur me fjalët e Charles Michel në Bled vitin e kaluar se BE do duhej të pranonte deri 2030  shtetet e këtij rajoni. Për Shqipërinë kjo nuk është e pamundur, kur lexoj rezultat e shtetit tuaj jam tepër e kënaqur”, tha ajo.

Presidentja vlerësoi gjithashtu dhe punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme.

“E kënaqur me luftën ndaj korrupsionit. SPAK ka një besim të çmuar, shpesh them se asnjë shtet nuk është imun ndaj korrupsionit dhe krimit. As shteti im nuk është i tillë. Besoj që një rrugë e tillë është e njëjtë”, tha Nataša Pirc Musar.

Nga ana tjetër Presidenti Begaj, vlerësoi mbështetjen e Sllovenisë për integrimin si dhe e falenderoi homologen për qëndrimin pro Kosovës.

“Konstatoj me kënaqësi se Shqipëria dhe Sllovenia marrin pjesë aktive në nisma dhe forume rajonale, nga të cilat, më lejoni të veçoj Forumin e Bledit, procesin e Brdo-Brijuni dhe atë të Berlinit.

Në veçanti, roli i Sllovenisë nëpërmjet Forumit të Bledit dhe Procesit të Brdo-Brijuni është me rëndësi për ne, sepse këto dy platforma vazhdojnë të mbështesin dhe kontribuojnë në perspektivën evropiane të rajonit tonë.

Po kaq me rëndësi ka qenë njohja e Kosovës nga Sllovenia, si një nga shtetet e para që hodhi një hap të tillë.

Kjo tregon jo vetëm maturi strategjike, por edhe largpamësi në njohjen e realiteteve të reja.

Nga ana tjetër, është vlerësim për popullin e Kosovës dhe faktorin shqiptar që ka kontribuar gjithnjë për paqen, harmoninë dhe sigurinë e rajonit tonë.

Pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe kontribuues në paqen dhe sigurinë e rajonit tone”, tha Begaj.

Presidentja sllovene nga ana tjetër tha se është e kënaqur që rezoluta për Srebrenicën në OKB është e mbështetur nga të gjitha vendet e rajonit përveç Serbisë.

“Para votimit për Srebrenicë, jam shumë e kënaqur që të gjitha shtete e BP janë bashkuar, përpos Serbisë. Besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë këto rezoluta edhe për shkak të konflikteve. Lufta në Gaza më thyen zemrën dhe shpesh nuk më lë të fle. Ne duhet të flasim se çfarë është e drejtë dhe ça jo”- theksoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për protestën në Zvërnec: Revolucionarët të mos ua zhvirgjërojnë plazhin flamingove me makina dhe mbeturina

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të dielë përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me protestën e zhvilluar në zonën e Zvërnecit. Kreu...
08:19 | 07/06/2026

Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë

Gjatë debatit në emisionin “Review” me Greta Topjana, aktori i njohur Mehdi Malkaj deklaroi se do të vazhdojë të marrë pjesë në çdo protestë kundër...
22:09 | 06/06/2026

Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës

Këtë të shtunë është shënuar dita e 7-të që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur nga qytetarë që po protestojnë. Qytetarët mbajnë në duar pankarta...
20:01 | 06/06/2026