Serbët protestojnë në Mal të Zi, simbole të Rusisë shfaqen në Podgoricë

23 Maj 2024 | 18:10

Në Mali të Zi qytetarët serbë kanë dalë në një protestë kundër vendimit të qeverisë së këtij vendi për mbështetjen e Rezolutës së gjenocidit në Srebrenicë.

Mediat malazeze raportojnë se tubimi kryesor është zhvilluar para ndërtesës së qeverisë në kryeqytet. Protestuesit kanë hedhur parulla kundër qeverisë duke e cilësuar votën e tyre kundër Serbisë si tradhti.

Veç flamujve të Serbisë në protestë janë parë dhe flamuj të Rusisë, si dhe simbolet Z të ushtrisë ruse gjatë ofensivës në Ukrainë.

Po sipas mediave malazeze, në protestë janë parë dhe simbole të grupit rus ‘Ujqërit e Natës’, të cilët vlerësohen si grupe paramilitare të shërbimeve ruse.

Ndikimi serb në Malin e Zi vijon të jetë shqetësues për Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në jo pak raste, diplomatë të rëndësishëm perëndimorë kanë kërkuar që Politika e Jashtme e Malit të Zi të mos ndikohet nga lidhje historike me Serbinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026