Deputeti Sula: Altin Dumani është i pakorruptuar, SPAK po jep rezultate konkrete

23 Maj 2024 | 22:29

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se SPAK po jep rezultate konkrete, duke goditur grupet kriminale dhe politikanët e korruptuar.

Komentet Sula i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kreu i SPAK, Altin Dumani, është një prokuror me integritet të lartë moral, profesional dhe i pakorruptuar.

Ai tha gjithashtu se procesi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është një proces politik, pasi sipas tij, ai nuk akuzohet për dhënien e ndonjë tenderi, por për një VKM.

“Për personat që i njoh drejtpërdrejtë në marrëdhënie pune, të garantoj se Dumani është ndër prokurorët me integritetin më të lartë moral dhe profesional dhe i pakorruptuar. Nuk e teproj ta them, kam besimin e plotë ta them që është fat që në krye të SPAK është Dumani. SPAK një vit e pak ka që po punon dhe po jep rezultate konkrete.

Pandëshkueshmëria në Shqipëri ka qenë në shkallë superiore. Nëse do gjeje më parë edhe një kryetar komune që të ishte para drejtësisë… Sot shumë eksponentë të politikës, pa i hyrë diskutimeve janë të fajshëm apo të pafajshëm… Unë sa të jem në politikë do të respektoj çdo vendim të gjykatave. Po të isha unë Sali Berisha, unë e kam bindje personalisht që çështja e çelur ndaj tij ka konotacion të plotë politik. Nëse Berisha do të ishte i akuzuar për një tender, për koncesion, unë do të mbyllja gojën.

Por bëhet fjalë për akuzën që i bëhet për një VKM. E kam thënë që ka një dopio standart nëse për Berishën po gjykohet për VKM nga kreu, ndërkohë që VKM e tjera për kryeministrin e kryetarin e Bashkisë, ku të gjithë personat e tjerë nga roja, shoferi janë përpara drejtësisë, ndërsa ata që kanë firmosur VKM apo kanë marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak, nuk janë para drejtësisë”, tha Sula.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026