“Flamur Noka nën hetim nga SPAK”- Hitaj: Të gjithë deputetët të trembur para Dumanit

22 Maj 2024 | 22:20

Gazetari Arbër Hitaj është shprehur se ish-drejtuesja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka, janë nën hetim nga SPAK.

Komentet Hitaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se ditën e sotme të gjithë deputetët ishin të frikësuar para kreut të SPAK, Altin Dumanit, i cili bëri raportimin e punës së këtij institucioni.

Ai tha gjithashtu se është hera e parë që një drejtues i lartë i prokurorisë të flasë kaq hapur për përfshirjen e drejtuesve të lartë të Policisë në krimin e organizuar dhe për rolin e bankave në pastrimin e parave.

“Sot Dumanin e pashë ndryshe, ironizoi ish-kolegët e tij. E pashë më të relaksuar, ndoshta se ka rezultate më konkrete. Sepse ai operacioni që u zhvillua për krimin e organizuar flet shumë. Por pashë shumë frikë te deputetët e të dy kampeve, të gjitha ishin të vrerosur. Po t’i shihje në fytyrë, ata ishin mbi gjëmba. Mos të harrojmë një gjë, që disa janë në konflikt interesi.

Kryemadhi është nën hetim, zoti Noka gjithashtu. Unë e kam shfletuar raportin që paraqiti sot Dumani, është një nga më cilësorët që paraqet një institucion i pavarur. Më shqetësuese për mua janë institucionet bankare dhe policia.

Nuk kemi parë asnjëherë që një kryeprokuror të flasë kaq pa doreza për përfshirjen e drejtuesve të Policisë me grupe kriminale. Është hera e dytë që e thotë. Edhe për herë të parë përmend bankat, që janë ato që bëjnë pastrimin e parave dhe këto para thotë më pas hidhen në pasuri të patundshme”, tha Hitaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026