Sekuestrohen snajpera, antitanke dhe makina të blinduara, arrestohen 5 persona në Tiranë

1 Prill 2021 | 13:08

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Kompleks” në Tiranë ku goditën 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe furnizimin me armë të grupeve kriminale në territorin e të gjithë vendit.

Policia njofton se në pranga ranë 5 persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Gjatë operacionit “Kompleks” janë ndaluar Paris Prenga, Bledar Deda Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa, si dhe janë shpallur në kërkim Sokol Gjura dhe Akil Kulla.

Paris Prenga, Bledar Deda Flor Abazi së bashku me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, dyshohet se janë pjesë e atentatit me eksploziv ndaj Artion Bylyku kunat i Domart Konjarit, në tetor të 2019.

Ndërkohë janë sekuestruar arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake.

Po kështu janë sekuestruar edhe 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

Për arsye hetimore, policia nuk bën me dije të dhëna të tjera, pasi operacioni vijon për zbadhjen e ngjarjeve të tjera në të cilat dyshohet se janë të përfshirë këta shtetas dhe shtetas të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026