EMRAT| Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri prej 1 viti, zbërthehet grupi kriminal

24 Maj 2024 | 11:03

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që trafikoi armë zjarri nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen dhe ka sekuestruar 10 armë zjarri.

Në pranga u vunë shtetasit nga Kosova, Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi.

Burime bëjnë me dije grupi dyshohet se prej gati 1 viti trafikonin armë zjarri drejt Shqipërisë. Prej 8 muajsh i kishin në përgjim. Blerim dhe Muhamed Krasniqi që janë kushërinj, i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit.

Ky i fundit ishte në dijeni të aktivitetit kriminal dhe bashkëpunonte me të tre personat e tjerë të arrestuar.

Dyshohet se grupi kriminal ka sjellë armë në Shqipëri, kryesisht pistoleta, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë. Ka dyshime të forta se armët e sjella dërgoheshin edhe në Greqi, për llogari të grupeve kriminale atje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026