15 raketa në Kharkiv, të paktën 7 të vrarë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

24 Maj 2024 | 14:35

Të paktën 7 persona janë vrarë dhe një dyzinë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi rus me raketa në qytetin e Kharkivit, në veri-lindje të Ukrainës.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave dy persona të tjerë konsiderohen të humbur pas sulmit ndaj qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, i cili u godit plot 15 herë.

Për shkak të sulmit, godina të shumta janë shembur dhe rrjeti hekurudhor është dëmtuar, me një nga punonjësit e tij që ka mbetur i plagosur.

Më herët gjatë muajit, forcat ruse nisën një ofensivë të re në rajon në përpjekje për të përçarë vijën e dobësuar ukrainase të frontit.

Të mërkurën, autoritetet në Kiev deklaruan se luftimet po vijonin në afërsi të qyteteve Pletenivka dhe Vovçanskut dhe se trupat vendase kishin gjithçka nën kontroll.

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se sulmet në Kharkiv tregojnë se Rusia po përfiton nga mungesa e sistemeve mbrojtëse ajrore.

Furnizimet me sistemet raketore amerikane tokë-ajër u vonuan nga mosmarrëveshjet në Kongresin e Shteteve të Bashkuara mbi paketën e ndihmës për Ukrainën, që u miratua vetëm muajin e kaluar.

Zelensky u ka bërë vazhdimisht thirrje aleatëve për më shumë sisteme mbrojtëse dhe për avionë modernë luftarakë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026