OKB: 670 njerëz mund të jenë “varrosur” nga rrëshqitja e dheut në Papua Guinenë e Re
670 mendohet të jetë numri i viktimave në Papua Guinenë e Re, ku rreth 150 shtëpi u shembën nga rrëshqitjet masive të dheut. Zyrtarët bëjnë me dije që numri i viktimave mund të rritet.
Kreu i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Papua Guinenë e Re, Serhan Aktoprak, tha se ndikimi i rrëshqitjes së dheut të së premtes në provincën e izoluar Enga të vendit ishte më i madh sesa mendohej fillimisht.
Në zonën e goditur nga rrëshqitja e dheut jetojnë rreth 4000 njerëz. Ndërkohë të gjithë po bëjnë të pamundurën për të gjetur të mbijetuarit.
Aktoprak tha gjithashtu se grupet e shpëtimit ishin në rrezik sepse “toka ende po rrëshqet”.
Për shkak të situatës së krijuar shumë shtete si Australia kanë ofruar ndihmën e tyre për të ndihmuar vendin në këtë fatkeqësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut