349 raste të reja dhe 6 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Shifrat nga COVID-19 në vendin tonë vijojnë të jenë të ngjashme gjatë kësaj jave, ku duket se situata po përmirësohet. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 349 raste pozitive me virusin, ndërsa 6 persona kanë humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 2899 testime.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Qarku me rastet më të shumta të konfirmuara me virusin mbetet Tirana.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të zbatojnë masat e në fuqi kundër COVID-19, ndërsa në vend vijon vaksinimi.
Statistika (1 Prill 2021)
Raste të reja ditore 349
Të shëruar në 24 orë 604
Të shtruar në spitale 279
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2899
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21928
Fier 2554
Durrës 1283
Gjirokastër 1247
Shkodër 1198
Vlorë 965
Korçë 758
Elbasan 360
Lezhë 331
Kukës 359
Dibër 325
Berat 82
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania