PS çel fushatën në Gjirokastër, Çuçi shprehet i bindur se PS merr mandatin e 3-të
Blendi Çuçi, i treti në listën e socialistëve në qarkun Gjirokastër, njëkohësisht ministër i Brendshëm, ditën e sotme hapi fushatën e Partisë Socialiste në Gjirokastër, ku edhe prezantoi kandidatët për deputetë në këtë qark.
Gjatë fjalës së tij z. Çuçi tha se PS do të fitojë mandatin e tretë qeverisës edhe për të thyer një mit se në Shqipëri s’ka forcë politike që qeveris më shumë se dy mandate.
“Pavarësisht se kemi dy mandate në qeverisje ne jemi më të freskët se kurrë dhe më të dëshiruar se kurrë nga shqiptarët për një mandat të tretë. Do ta fitojmë mandatin e tretë për të thyer edhe një mit që në Shqipëri nuk mund të ketë forcë politike qe qeveris më shumë se dy mandate”, tha z. Çuçi.
Blendi Çuçi nuk la pa përmendur sondazhet që janë kryer për të parashikuar zgjedhjet e 25 prillit, ku ai theksoi se PS-ja del gjithnjë fituese.
“Nga të gjitha sondazhet e bëra deri më tani, madje edhe nga ato sondazhe që janë bërë nga opozita, rezulton se Partia Socialiste është forca politike fituese në zgjedhjet e 25 prillit”, u shpreh ministri i brendshëm.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.