Lufta në Gaza| Gjoka: Kërkesa që SHBA i ka drejtuar Izraelit

28 Maj 2024 | 22:10

Diplomati Sokol Gjoka është shprehur se SHBA i ka kërkuar Izraelit që të zhvillojnë veprime ushtarake proporcionale kundër Hamasit në Gaza.

Komentet Gjoka i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se komuniteti ndërkombëtar është ndërgjegjësuar për vrasjen e civilëve palestinezë.

Ai tha gjithashtu se Izraeli duhet të tregojë më shumë maturi me veprimet e tij, për të mos marrë jetët e civilëve të pafajshëm.

“Futja në një luftë me Hamasin nuk do të thotë që nuk duhet të kontrollojë dëmet kolaterale. Vrasja e grave e fëmijëve. Parë nga ky këndvështrim edhe bota e qytetëruar e ka ngritur zërin kundër Izraelit.

Edhe SHBA-të i janë drejtuar Izraelit që të zhvillojë veprime ushtarake proporcionale. Pra të ketë kujdes ndaj jetëve të njerëzve të pafajshëm.

Edhe Izraeli me mënyrat e veta është munduar ta bëjë këtë, përmes njoftimeve, etj. Por faktet tregojnë se edhe veprime të tilla si ky i para dy ditëve tregon që këto sulme kanë ndodhur dhe kanë sjellë dëme të konsiderueshme”, tha Gjoka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026