Humbësit në Çmimin e Madh në Montekarlo

29 Maj 2024 | 16:09

Ajo që lamë pas nuk ishte një fundjavë pozitive për Sergio Perez. Meksikani u eleminua në sesionin e 1’rë kualifikues dhe në garë u përfshi në incidentin e xhiros së 1’rë me Kevin Magnussen dhe Nico Hulkenberg.

Haas përjetoi shndërrimin e një fundjave premtuese në një shkatërrim të vërtetë. Fillimisht u zeruan kohët në provat zyrtare dhe pas nisjes në rradhën e fundit u përfshinë në incidentin me Sergio Perez duke u detyruar të tërhiqen për të 1’ën herë këtë sezon.

Aston Martin la pas garën e 2’të të dhimbshme rradhazi kur Fernando Alonso u eleminua në sesionin e 1’rë për vendin e 16’të dhe Lance Stroll dy vende më lart në nisjen e të dielës. Aktualisht Aston Martin është në vendin e 5’të të klasifikimit për konstruktorë me 52 pikë pas Mercedes.

Kick Sauber zhvilloi një garë për tu harruar ku i vetmi element pozitiv ishte ndërrimi i gomave pa probleme gjatë hyrjeve në bokse Valtteri u rendit në vendin e 19’të ndërsa Zhou Guanyu ishte piloti më i ngadaltë për të 5’ën nga 8 garat e zhvilluara deri tani.

Esteban Ocon u përplas me shokun e skuadrës si një shenjë domethënëse e raportit të tyre të thyer. Pas garës së ashpër në Miami, incidenti në Monaco u shoqërua me eleminimin e Esteban Ocon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024