PDK: Mundësitë për shpërndarjen e Parlamentit të Kosovës janë shteruar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se janë shteruar të gjitha mundësitë për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës.
Ky veprim do t’i hapte rrugë organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në vend, që është një prej kërkesave të opozitës.
“Partia Demokratike doli me qëndrimin e saj duke propozuar madje dy data konkrete për zgjedje të parakohshme, 30 qershorin dhe 7 korrikun. Sot me 29 maj, ashtu siç e kam deklaruar si afat në letrën e dërguar tre udhëheqësve politik të partive parlamentare, duke ndjerë keqardhje për shtetin dhe qytetarët ju njoftoj se mundësia për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës tashmë është ezauruar”, tha përmes një deklarate Krasniqi.
Dy javë më parë Krasniqi zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar për këtë propozim dhe zgjedhjet e reja në vend.
Por Lëvizja Vetëvendosje në pushtet ka shprehur gatishmërinë të mbështesë shpërbërjen e Parlamentit, në rast se kjo gjë mbështetet nga të gjitha partitë opozitare.
Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë këmbëngulin në dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti si kusht për shpërndarjen e Parlamentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania