Iris Luarasi: Fieri, i vetmi qark që ka mbështetje të madhe për Ramën

1 Prill 2021 | 20:56

Iris Luarasi, pedagoge në Universitetin e Tiranës thotë se Fieri është i vetmi qark në vend që ka mbështetjen më të madhe për kryeministrin, Edi Rama.

Znj. Luarasi tha se Fieri ka shifra mbi nivelin kombëtar në mbështetjen për Partinë Socialiste, kurse mbështetja për Partinë Demokratike është e ulët.

“Deri tani mendoj se është i vetmi qark që ka një mbështetje shumë të madhe për Ramën dhe një mbështetje relativisht të vogël për PD”, tha pedagogia.

Në sondazhin e katërt të MRB në Euronews Albania, në Fier, dëshira për ta parë Ramën në karrigen e kryeministrit është në masën 55%, shifër dukshëm më e lartë se pëlqimi në nivel kombëtar.

Ndërkohë, 59.5% e të pyeturve në Qarkun e Fierit kanë opinion pozitiv për Ramën, ndërsa për Bashën kanë të njëjtin opinion vetëm 34.8%.

 

Lexoni gjithashtu

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021