“Sëmundja doli më e fortë” – Aktori Agron Llakaj reagon pas humbjes së bashkëshortes

30 Maj 2024 | 16:16

Aktori Agron Llakaj pak ditë më parë humbi bashkëshorten e tij Kostandinën si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Ditën e sotme ai ka postuar një video falenderimi në rrjetet sociale për të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar pranë në këtë moment të vështirë për të dhe familjen dhe që siç thotë, e bënë dhimbjen e tij pak më të lehtë.

“Të dashur miq, në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje të gjitha mesazheve drejtuar drejt meje dhe familjes me rastin e humbjes së jetës së njeriut tonë të shtrenjtë, Konstandinës sonë dhe Konstandinës time, unë po ju drejtohem më këtë videomesazh duke iu shprehur falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për çdo fjalë zemre drejtuar drejt nesh nga ju. Dihet mirë që edhe gëzimet dhe hidhërimet ndahen me njerëz, të njohur dhe të panjohur. Moria e njerëzve në ditën e përcjelljes së Konstandinës dhe në ditët e pritjes, në një farë mënyre na bëri që për momentin ta kalonim disi më lehtë. Mali i dhimbjes që Konstandina la mbrapa nuk ka fjalë që mund ta shpreh sepse pesha është shumë e madhe, dhe pikërisht dhe për shkak të kësaj dhimbjeje po pranojmë vuajtjen.

I kam lexuar dhe stërlexuar shumë nga mesazhet tuaja, për të ruajtur kujtimin e saj, por ne nuk do të ruajmë kujtimin e saj, sepse ajo është në çdo frymëmarrje tonën, time, të fëmijëve të mi, të mbesës, nipërve dhe të gjithëve.

Ne jetën nuk e zgjedhim, e tillë është. Në dy vite Konstandina tregoi se jo thjesht ishte trau dhe shtylla e shtëpisë, por edhe njeriu me karakterin më të fortë. Në dy vite, në këtë tragjedi njerëzore ,dhimbjeje, në këtë betejë më një sëmundje të pamëshirshme, ishte ajo me karakterin e saj, vullnetin e saj që më dha mundësinë që unë të ushtroja profesionin tim. Të bësh humor me thikën në zemër është e vështirë, motiv ishte Konstandina! Pas gjithë kësaj beteje, ne e pranuam humbjen, sëmundja doli më e fortë. Ajo çka Konstandina la mbrapa unë shpresoj që fëmijët e mi ta trashëgojnë, dashurinë e madhe njerëzore, respektin.

Dua të them shumë, por i prekur dhe i emocionuar nga gjithë pjesëmarrja e njerëzve dua të shpreh falenderimin e madh e mirënjohje. Dua t’ju them, duajeni njëri-tjetrin, respektojeni sepse pasuria më e madhe që zoti mund t’i jap çdokujt është shëndeti. Para shëndetit, jetës dhe njerëzve të familjes, çdo gjë tjetër është shumë e vogël. Paçi ditë të gëzuara, shëndet dhe zemrat plotë! Respekt dhe mirënjohje nga unë personalisht, fëmijët e mi, mbesa dhe nipërit. Faleminderit me zemër!”, shprehet ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial)

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026