“Putini flet çdo javë për Kosovën”, Gërvalla: Po kërkon luftë në Ballkan

30 Maj 2024 | 18:46

Rusia mund të ndezë tensionet në Ballkan dhe të krijojë një luftë të re që Perëndimi të shpërndahet nëse mbizotëron në luftën e saj me Ukrainën. Kështu u shpreh kryediplomatja e Kosovës  Donika Gërvalla-Schwarz gjatë një interviste.

Sipas saj, ambiciet territoriale të presidentit rus Vladimir Putin nuk ndalen në kufirin ukrainas – dhe se fitorja e Ukrainës kundër Rusisë do të siguronte stabilitet në Ballkanin e trazuar prej vitesh.

“Strategjia e Putinit është të mbajë Perëndimin të hutuar me konflikte të ndryshme”, tha ajo. “Pra, një luftë tjetër në Ballkan do të ishte shumë e mirëpritur nga Rusia”. Kosova në veçanti është një objektiv joshës për Putinin, shtoi ajo, sepse prosperiteti i vendit minon argumentin e tij se Perëndimi nuk mund të ndihmojë vendet e ish-bllokut lindor.

“Putini flet çdo javë për Kosovën”, tha Gërvalla. “Nuk ka të bëjë me rëndësinë gjeopolitike të Kosovës, por ka të bëjë me faktin se Kosova është një histori suksesi e Perëndimit, një histori suksesi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një histori suksesi e NATO-s, një histori suksesi e vendeve perëndimore evropiane”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur gjatë incidentit me të shtëna me armë në qendër të Podujevës, ka konfirmuar për Euronews Albania, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...
14:22 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026