Kryeprokurori Olsian Çela takon ambasadorin e Bashkimit Evropian

31 Maj 2024 | 09:12

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato u takuan ditën e djeshme për të diskutuar mbi çështje që lidhen me mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe rolin e saj në procesin e integrimit.

Zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme bën me dije se në takim u theksua rëndësia e ndjekjes me prioritet të rekomandimeve të BE-së si dhe mbështetja që kjo e fundit mund të sigurojë për prokurorinë. Në mënyrë të veçantë, nga ana e ambasadorit u sigurua mbështetja e delegacionit të BE-së në Shqipëri për ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve në prokurori.

Prokurori i Përgjithshëm ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e infrastrukturës së përshtatshme në disa nga prokuroritë dhe gjykatat në vend si dhe mungesën e një perspektive të qartë për zgjidhjen e problemit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026