Basha prezanton sloganin e programit që do të shpalosë për zgjedhjet e ardhshme
Nesër më datë 1 qershor, Partia Demokratike pritet të shpalosë programin e saj për fushatën zgjedhore të vitit të ardhshëm. Kryedemorkati Lulzim Basha ka zbuluar përmes një postimi në rrjete sociale se slogani i programit do të jetë “Shqipëria meriton më shumë”.
Nga postimi i kryedemokratit duket qartë simbolika kuqezi, duke dashur të përçojë mesazhin e një oferte gjithëpërfshirëse për të gjithë shqiptarët nga veriu në jug, duke vendosur qytetarët në qendër të ofertës së demokratëve.
Mësohet se disa nga fushat ku është i fokusuar programi i PD janë e ardhmja e rinisë, rritja e mirëqenies, lufta kundër korrupsionit, kundër varfërisë, emigracioni, arsimi etj.
Është hera e parë që ky program shpafqet para një publiku, shumë kohë përpara zgjedhjeve parlamentare, duke shënuar një qasje të re në parashtrimin e ofertës politike, sipas PD.
Synimi është që programi të kthehet në një arenë debati dhe diskutimesh transparente dhe gjithëpërfshirëse, përmes të cilës qytetarët do të njihen në mënyrë të drejtëpërdrejtë me ofertën e Partisë Demokratike.

LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta