Tre skenarë të mundshëm për ndarjen e mandateve në qarkun e Elbasanit, Blendi Çeka analizon në “Barometri Politik”

1 Prill 2021 | 22:04

Blendi Çeka, pedagog në Universitetin e Tiranës tha në studion e “Barometri Politik” se qarku i Elbasanit, në këndvështrimin e tij, është shumë i ngjashëm me atë të Durrësit.

Ngjashmërinë mes këtyre dy qarqeve e vuri në pah nisur nga fakti se në të dy ka 14 mandate.

Duke ju referuar sondazhit të kryer nga Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjoze MRB, pedagogu e analizoi duke parashtruar skenarin e parë të mundshëm që Partia Socialiste të marrë tetë mandate dhe ajo Demokrate gjashtë.

“Në këtë raportin tetë me gjashtë është ekzakt që gjashta e Partisë Demokratike është e palëvizur, të paktën sipas sondazhit. Ndërkohë që është në konkurrim, numri tetë i Partisë Socialiste si mandat dhe numri i parë i Lëvizjes Socialiste për Integrim,” – tha Çeka.

Referuar kësaj, pedagogu Çeka komentoi se LSI-ja në tetë vite ka marrë nga dy mandate në qarkun e Elbasanit, pra rreth 18-20 mijë vota, ndërkohë që për të marrë një mandat duhen pak a shumë 10 mijë e 500 vota.

“Është në limit (LSI-ja) të them të drejtën, dhe do të jetë interesante për të parë këtë skenar, se si do të shkojë,” – tha pedagogu.

Teksa la pas skenarin tetë me gjashtë dhe LSI-në që nuk e merr mandatin, Blendi Çeka analizoi edhe një tjetër skenar të mundshëm nëse LSI merr mandatin dhe raporti është 7-6-1, pra një barazim shtatë me shtatë mes mazhorancës dhe opozitës.

Sipas tij të dy këto skenarë kanë probabilitet të ngjashëm për të ndodhur.

“Skenari i tretë që opozita të marrë tetë mandate, do të thotë që LSI-ja të marrë një mandat dhe PS-ja të shkojë një votë më shumë sesa Partia Demokratike më duket shumë e vështirë,” – përfundoi Çeka.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021