“Shqipëria po boshatiset çdo ditë”, Blendi Çeka zbërthen shifrat e sondazhit
Blendi Çeka nga Data Centrum ishte këtë të premte në “Barometri” në Euronews Albania për të folur rreth sondazhit të kryer në lidhje me shqetësimet e shqiptarëve. Në krye të listës së shqetësimeve ishte emigracioni.
Sipas Çekës shpopullimi që po i ndodh Shqipërisë vihet re kudo:
“Në varësi të popullsisë, se sa fëmijë janë, sa të rritur janë, sa të rinjë janë, ne duhet të rishikojmë të gjithë numrin e shpërndarjes së politikave publike. Sa shkolla duhet të kemi, sa mësues duhet të kemi.
Shqipëria kam përshtypjen në një pjesë të konsiderueshme të saj është e boshatisur. Kjo reflektohet kudo. Kush do punojë në bujqësi nëse s’ka njerëz? Një popullsi që po plaket, që rritet gjithnjë e më shumë numri i pensionistëve që kanë nevojë për kontribute, deri më sot emigrantët dhe familjarët kanë qenë mbështetja për pensionistët”,-u shpreh ai.
Shqetësimet kryesore të shqiptarëve sipas sondazhit janë, emigrimi ( 54.8%), çmimet e larta (42.1 %), kostoja e jetesës (36.2 %) dhe papunësia (34.3 %).
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta