“Një qytet sa Gjirokastra ikën çdo vit”, Tabaku: Janë 5 mijë qytetarë që emigrojnë
“Çdo vit një qytet sa Gjirokastra emigron nga Shqipëria”, kështu tha deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku për emisionin “Barometri” në Euronews Albania.
Ajo tha se sipas të dhënave nga Shqipëria largohen rreth 5000 persona, gjë që është shumë shqetësuese për vendin.
“Sot sipas të dhënave, çdo vit Shqipëria mpaket me 5000 persona. Një qytet sa Gjirokastra ikën çdo vit. Sigurisht që në ekonomi kjo ka një ndikim shumë të madh. Këtu diskutojmë për bujqësi, për shkollën, për biznesin, por njëkohësisht është edhe ndikimi i konsumit dhe ndikimi që kjo sjell në mënyrë ciklike edhe në politika.
Besoj fort që çështjet e ekonomisë lidhen edhe me sistemin që është ngritur. Kjo pasi nëse dëgjojmë deklaratat politike që jemi mirë, buxheti është rritur, kjo na e tregon se sa mirë jemi. Sistemi i ngritur tregon se nuk shpërndahet ekonomia dhe nuk po shkon në xhepin e qytetarëve”,-tha Jorida Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 15:40 “Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
- 15:30 Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta
- 15:23 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbërrin në Ankara për samitin e nivelit të lartë
- 15:20 Ukraina pranon mungesën e mbrojtjes, forcat ajrore: Nuk interceptuam asnjë raketë balistike ruse
- 15:14 Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 14:57 Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare