“PS bojkotoi mbledhjen e KKIE”, Tabaku: Opozita e ka seriozisht integrimin në BE

24 Maj 2024 | 13:39

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Jorida Tabaku ka postuar në rrjete sociale një reagim pas bojkotit të mbledhjes nga ana e socialistëve.

Në mbledhjen e KKIE për të cilën u dakordësua ishin të pranishëm deputetët e opozitës si dhe shoqëria civile por jo shumica socialiste e cila përbën dhe domosdoshmërinë në kuorimin për të nisur mbledhjen.

Tabaku shkruan në reagimin e saj në rrjetet sociale se domosdoshmëria për luftën kundër korrupsionit dhe gjithashtu edhe integrimit duhet ta bëjë bashkë parlamentin në këtë angazhim.

Sipas Tabakut, ky bojkot nga socialistët është zhgënjyes.

“Bojkoti i sotëm është zhgënjyes. Pasi ne mund të ndahemi për shumë tema por për asnjë moment nuk kam menduar që mund të ndahemi për çështjen e integrimit. Beteja e opozitës është për një Shqipëri që përqafon realisht demokracinë institucionale duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe transparencën e llogaridhënien mes tyre. Procesi i integrimit është rruga drejt një Shqipërie perëndimore dhe në përputhje me këto vlera. Lufta kundër korrupsionit, parandalimi i korrupsionit dhe përpjekja për një Shqipëri brenda BE-së nis dhe përfundon në këtë sallë dhe me angazhimin e të zgjedhurve të shqiptarëve nga të gjitha anët politike. Kjo është një betejë që mbështetet nga 93% e shqiptarëve. Prandaj, i ftoj kolegët e mi socialistë të kuptojnë rëndësinë e këtij procesi dhe të Këshillit Kombëtar të Integrimit, dhe të bashkohen përtej ndasive politike në këtë përpjekje të përbashkët për të ardhmen e vendit tonë”, shkruan ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri...
16:48 | 06/07/2026

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026