Ligji për pronat, Tabaku: Parlamenti nuk mund të jetë burimi i korrupsionit
Pas miratimit të ndryshimeve të kërkuara nga tre deputetë socialist për kalimin e pronave publike te privati, ka reaguar dhe një herë deputetja e PD, Jorida Tabaku.
Tabaku ka analizuar në një video mesazh se Parlamenti duhet të ishte në krye të luftës kundër korrupsionit dhe jo të shndërrojë veten e tij në promotor të tij.
Ajo e konsideroi javën që sapo u mbyll si një ditë të keqe për demokracinë dhe Parlamentin, pas miratimit të këtij ligji.
Ndërkohë që është shprehur se motivi i Parlamentit duhet të ishte interesi publik dhe jo interesi i një pakice që prevalon gjithmonë përpara interesit të shumicës.
Fjala e plotë e Tabakut:
Java që u mbyll nuk qe me bilanc pozitiv për parlamentin. Një ligj tjetër i rradhës në listën e gjatë të ligjeve të kapura u miratua dhe i cili nuk e lufton korrupsionin por thjesht e nxit dhe e promovon atë. Jemi në një moment ku parlamenti duhet të merrte rol në luftë kundër korrupsionit.
Ku çdo ligj e akt që miratohej duhet të ishte patjetër në këtë frymë. Ndërkohë që ligji që kaloi, që lidhet me ligjin e privatizimeve thjesht bën të mundur që prona shtetërore tashmë të konsiderohet si plaçka e radhës për këdo që ka një investim strategjik, për këdo që do të marrë një leje zhvillimore dhe të jipet për këmbim nga publiku tek privati; nga privati tek publiku dhe të trajtohet sikur është pronë personale. Nëse sot Shqipëria vuan është pikërisht prej ketyre ligjeve është pikërisht prej sjelljes zaptuese që nuk mendon. Që nuk mendon që pronën publike ta vendosë në dispozicion të pronarit legjitim, që nuk mendon për të mirën publike, që nuk mendon për luftën kundër korrupsionit edhe kur bëhet fjalë për çështjen e pronës. Por gjithmonë e në çdo vendim e kanë mëndjen tek pakica dhe jo tek shumica. Parlamenti duhet të ketë një frymë e një qasje që në çdo ligj të marrë parasysh luftën kundër korrupsionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë