“Taksë e sheshtë 9%”- Basha fton qeverinë në debat për programin: Të dalin përballë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpalosi këtë të shtunë programin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.
Në ofertën për shqiptarët, kryedemokrati premton taksë të sheshtë 9%, e cila sipas tij do t’i vijë në ndihmë ndërmarrjeve dhe qytetarëve që hasen me vështirësi ekonomike.
Basha premtoi gjithashtus etë gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore nën 140 mijë euro nuk do të paguajnë asnjë taksë në buxhet përveç taksave bashkiake.
“Taksa e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhurat personale 9%, dividenti me taksën e sheshtë 9%. Edhe për profesionet e lira ne do ti japim fund kamxhikut të arbitraritetit që është sot një nga shkaqet kryesore të mbylljes së sipërmarrjes shqiptare dhe emigracionit. Bizneset e vogla nën 140 mijë euro nuk do jenë subjekt i kësaj takse, e vetmja taksë që do mblidhet për bizneset e vogla do jenë taksat e pushtetit vendor”, tha Basha.
Basha premtoi gjithashtu 100 milionë euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë, si dhe 50 milionë euro investime në infrastrukturë.
Si pjesë të programit të PD, Basha nënvizoi gjithashtu rritje të pagave dhe pensioneve, , 2 mijë euro shpërblim për çdo bebe të lindur, subvencione për fermerët si dhe heqje të vizave me SHBA-të.
Basha ftoi kundërshtarët politik që të debatojnë në ditët në vijim në lidhje me ofertën politike të Partisë Demokratike.
“Propozimet tona do ti debatojmë me shtresat dhe grupet e interesit, me viktimat e shumta të korrupsionit 11 vjecar të Edi Ramës, me skeptikët, madje edhe me kundërshtarët politik, sot nga kjo platformë i bëj ftesën dhe i hedh dorashkën çdo kundërshtari politik të debatojë me ne propozimet tona, zgjidhjet tona për Shqipërinë që meriton më shumë. Por ne dimë, që çdo debat do t’i nxjerrë ata jo me këpucë të kuqe, por pa këpucë fare”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta