Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të bëjë marrëveshje armëpushimi

1 Qershor 2024 | 18:29

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, i ka bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahut që të marrë marrëveshjen e armëpushimit të vendosur nga SHBA mbrëmë.

“Qeveria izraelite nuk mund të injorojë fjalimin domethënës të Presidentit Biden,” shkroi ai në ‘X’, sipas mediave të huaja.

“Ka një marrëveshje në tavolinë dhe duhet bërë”, tha ai më tej.

Në mënyrë domethënëse, ai tha gjithashtu se do të ndihmonte për të mbështetur qeverinë nëse Netanyahu përballet me kundërshtimin e politikanëve të ekstremit të djathtë.

“I kujtojmë Netanyahut se ai ka një rrjet sigurie nga ne për marrëveshjen e pengjeve, nëse Ben Gabir dhe Smotrich largohen nga qeveria,” tha zoti Lapid.

Ekspertët kanë thënë se Netanyahu ka frikë se nëse ai nuk mund të shpallë një fitore të një lloji në Gaza dhe në vend të kësaj pranon një marrëveshje armëpushimi, ai potencialisht mund të përballet me kolapsin e qeverisë së tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026