“Kina po ndihmon Rusinë”, Zelensky: Po përpiqen të sabotojnë samitin e paqes
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Kinën se po ndihmon Rusinë të sabotojë konferencën e ardhshme të paqes.
Në forumin e mbrojtjes në Shangri La të Singaporit, Zelensky tha se Kina po u bën presion vendeve të tjera që ta bojkotojnë samitin që do të mbahet në Zvicër.
“Disa liderë botërorë nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e paqes. Fatkeqësisht ka shumë përpjekje për ta sabotuar samitin. Ne nuk duam të besojmë se kjo është një dëshirë për pushtet monopolist në botë, për t’i mohuar komunitetit global shansin për të vendosur mbi luftën dhe paqen”, tha Zelensky.
Zelensky u bëri thirrje ministrave të Mbrojtjes të ndjekin samitin, si dhe shprehu zhgënjimin nga disa vende që e kanë refuzuar atë.
Ai shtoi se, Ukraina ka propozime konkrete për t’i bërë në samit sa i takon sigurisë bërthamore, asaj ushqimore dhe lirimin e të burgosurve të luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë