Kualifikimi i kandidatëve të BKH, ambasada amerikane: Mbështesim SPAK-un dhe ata që luftojnë krimin e korrupsionin
Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur kualifikimin e kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Nëpërmjet një statusi në Twitter ambasada amerikane shkruan se SHBA-të do të vijojnë që të mbështesin Prokurorinë e Posaçme dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar”, shkruan ambasada.
“Presim së shpejti një thirrje tjetër për hetues të BKH-së, për të forcuar më tej këtë institucion të ri”, thuhet më tej në postim.
28 kandidatë janë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi kaluan fazën e fundit të përzgjedhjes.
Nga verifikimet e Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës, kushtet e sigurisë nuk i kaluan 9 kandidatë nga 37 gjithsej.
Hetuesit do t’i nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohen.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania