Ukraina në terr, Rusia godet infrastrukturën elektrike

3 Qershor 2024 | 14:30

Ukraina ka vendosur të aplikojë kufizime të energjisë në mbarë vendin, një ditë pasi Rusia ndërmori një seri sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike.

Kufizimet u zbatuan në të tre rajonet ku u kryen sulme me dronë dhe raketa, që lanë të plagosur të paktën 19 persona.

Sulmet ruse ndaj impianteve elektrike ukrainase në javët e fundit kanë detyruar qeverinë të zbatojë ndërprerje të energjisë në shkallë vendi.

Pa sistemet e duhura të mbrojtjes për t’i bërë kontrast këtyre sulmeve, kufizimet rrezikojnë të përkeqësohen dhe të arrijnë pikun në verë dhe dimër.

Ofensiva e re ruse në veri është përqendruar në rajonin e Kharkivit, por përfshin edhe testimin e forcave ukrainase në Donjeck, si dhe sulme në rajonet veriore të Samit dhe Çernihivit.

Të dielën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby konfirmoi se presidenti Joe Biden kishte rënë dakord t’i lejonte Ukrainës të përdorte disa armatime amerikane në territorin rus, për të lehtësuar presionin e fortë të rusëve në Kharkiv.

“Lejimi kufizohet për rajonin e Kharkivit dhe me respektimin e llojit të objektivave që mund të godasin dhe deri ku mund të shkojnë”, tha John Kirby, këshilltar në Shtëpinë e Bardhë.

Ukraina i ka bërë presion aleatëve perëndimorë për leje për përdorimin e armëve në territorin rus, me argumentin se trupat e Moskës kanë fituar avantazh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026