Schumacher këshillon Sainz të refuzojë Williams
Ish piloti i Williams, Ralf Schumacher është kundër kontratës së Carlos Sainz me anglezët në Formula 1. Në javën që lamë pas u shtuan zërat për një marrëveshje 1 vjeçare mes pilotit në vitin e fundit tek Ferrari dhe anglezëve të Williams. Që nëse arrihet i krijon mundësi spanjollit Sainz të jetë i lirë për Red Bull ose Mercedes në vitin 2026.
Ralf Schumacher që fitoi gjashtë gara në bordin e Williams është kundër një lëvizjeje të tillë. 48 vjeçari gjerman thotë se e ka këshilluar Sainz të mos transferohet atje. Kjo sepse Williams është një skuadër në rënie të lirë që po i zhgënjen të gjithë. Vëllai i 7’të herë kampionit shkon më tej kur thotë se Carlos Sainz do të ketë mundësi më të mira në një periudhë afatgjatë te Audi.
Për këtë ai sjell në vëmendje edhe lidhjet e Carlos Sainz Sr. me prodhuesin gjerman që do të debutojë 2 vjet më pas në Formula 1. Sa i përket transferimit te Mercedes në vitin 2025, Schumacher thotë se 29 vjeçari tani me Ferrari’n është një zgjedhje e 2’të ose e 3’të për ta. Ndërsa duket se meksikani Sergio Perez do të qëndrojë te Red Bull edhe për vitin 2025. Kjo për faktin se për sa kohë Max Verstappen është në skuadër, Red Bull nuk ka një buxhet të mjaftueshëm për Sainz.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt