Emisionet e RAI 3, “sulm” ndaj Ramës apo Melonit? Analisti jep përgjigjen
Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku tha se nuk mendon se dokumentari i Rai 3 kishte si qëllim të sulmonte Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
Sipas tij Rai 3 ka bërë punën e saj si media duke denoncuar dhe duke i dalë kundër qeverisë së vendit të vetë dhe kryeministres Giorgia Meloni.
Sa i përket përmendjes në dokumentar të Shqipërisë si një narko-shtet, Mërtiri tha:
“Nuk besoj se RAI 3 ka ndonjë gjë personale me Edi Ramën. Ajo është një media serioze e cila ka guximin të kritikojë qeverinë dhe kryeministren e vendit të vet. Sa i takon emërtimit kundrejt nesh “narko-shtet” them se nuk ka rëndësi emërtimi. Ne kemi njerëz të rëndësishëm të kapur me trafiqe droge.
Zëvendës kryeministri, sekretari i përgjithshëm i qeverisë, ministra janë kapur me trafiqe droge. Prokurori i Napolit në Rai 3 pohonte që Shqipëria është e lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar me trafikun dhe ka lidhje me njerëz të rëndësishëm në qeveri.
Që këtu ka elementë të rëndësishëm të narko-shtetit, sepse shteti ndihmon favorizon, mbështet dhe përfiton nga trafiqet e drogave e çdo trafik tjetër, sigurisht që kjo është realitet dhe është e dukshme”,-tha Mërtiri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 21:51 Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur
- 21:46 Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut