Biznesmeni flet me shifra: Sa shpenzuan shqiptarët e Kosovës në Shqipëri në 2023

4 Qershor 2024 | 10:16

I ftuar në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, biznesmeni, Agim Shahini tha se kosovarët kanë shpenzuar mesatarisht 1 miliard euro në Shqipëri përgjatë vitit 2023. Megjithëse vitin e kaluar Shqipërinë e vizituar 8 milionë shqiptarë nga Kosova, këtë vit një pjesë e madhe po i drejtohen Greqisë, kjo dhe për shkak të liberalizimit të vizave.

“Kosovarët nuk janë vetëm ata të sezonit, ata gjithmonë e vizitojnë Shqipërinë. Nëse e analizojmë për gjatë gjithë vitit, Shqipërinë e kanë vizituar mesatarisht 8 milionë shtetas nga Kosova. Çdo kosovar ka ardhur më shumë se 4-5 herë brenda vitit.  E përkthyer kjo në para, Kosova brenda vitit të kaluar ka shpenzuar mesatarisht rreth 1 miliard euro në Shqipëri” tha Shahinim

Ai shtoi se çmimet e larta po ndikojnë në zgjedhjen e vendit ku shqiptarët e Kosovës duan të kalojnë pushimet. Sipas tij pronaret e hoteleve duhet të marrin parasysh konkurrencën në rajon.

“Edhe oferta e hotelerisë dhe turizmit është rritur shumë dhe kjo duhet te rishikohet. Në hotelet shqiptare nuk mund të gjesh ofertë nën 150 euro. Prandaj hapja e tregutduhet të bëjë që secili pronar të marrë parasysh konkurrentët” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë...
13:39 | 23/07/2026

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026

Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi...
13:04 | 23/07/2026