Gjermania zhgënjen në miqësore, Anglia kalon “testin” e parë

4 Qershor 2024 | 11:40

Testi i parë i muajit qershor nuk ishte dhe aq pozitiv për trajnerin Nagelsmann, me panzerat të cilët barazuan pa gola me Ukrainën. Në një ndeshje të luajtur më mirë prej tyre, në krahasim me kundërshtarin, por që nuk ditën t’i shfrytëzojnë rastet e krijuara. 36-vjeçari e nisi me një 4-2-3-1 pa shumë ndryshime nga sfidat e mëparshme, teksa i grumbulluar ishte dhe Brajan Gruda. Nagelsmann preferoi 6 zëvendësime duke u dhënë shanset disa futbollistëve, por padyshim mungesa e madhe ishte ajo e Toni Kroos.

Një barazim që tregon dhe një herë tjetër që Gjermania nuk është ajo skuadra që i fiton të githa përballjet, qofshin miqësore apo të kompeticioneve të ndryshme. Sukses të hënën regjistruan Kroacia dhe Anglia, me ballkanasit që fituan ndaj Maqedonisë së Veriut, në shifrat 3-0. Sa i përket 3 luanëve, me një formacion eksperimentues, Southgate ia doli të merrte sinjale pozitive nga të tijët. Fraksioni i parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën britanikët realizuan 3 herë.

Palmer me 11 metërsh, e më pas Arnold e Harry Kane ishin shënuesit për Anglinë, e cila bëhet gati për Islandën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026