Shqipëria fitoi bindshëm në miqësoren e parë në prag të Europianit. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj Lihtenshtejnit.
Golat e Brojës, Asanit dhe Muçit, i dhanë suksesin skuadrës së Silvinjos.
Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Litenshtejn u mbyll me një gol nga Armendo Broja në minutin e 31′.
Bajrami kap në befasi kundërshtarët me një top të shpejtë nga goditja e dënimit, duke pasuar te Broja i cil përballë portierit nuk fal.
Ky ishte dhe goli i pestë me kombëtaren për 22-vjeçarin.
Në nisje të pjesës së dytë Shqipëria arriti të shënonte golin e dytë.
Ishte Jasir Asani ai që në minutin e 47′ i dhuroi kombëtares golin e dytë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shqipëria gati për miqësoren, Sylvinjo e Gjasula: Mund ta përballojmë Euro 2024
- Vinin baste sportive në celular, procedohen penalisht 3 persona në Korçë