Miqësoret në prag të Euro 2024: Në fushë zbresin kampionët në fuqi dhe Portugalia

4 Qershor 2024 | 14:38

Kampionët në fuqi të Evropës, Italia përballen në mbrëmje me Turqinë në një test vërtet serioz. Skuadra e Spallettit ka preferuar që ndeshjet miqësore t’i zhvillojë ndaj skuadrave të një niveli të konsiderueshëm si Turqia, e cila është e kualifikuar në Euro 2024, por edhe Bosnja, e cila u mposht nga Anglia. Axurrët do të provojnë të gjejnë formën optimale në prag të ndeshjes së parë të europianit, ku sfidohen nga Shqipëria, kundërshtar të cilin e njohin mjaft mirë.

Bolonja mirëpret testin e parë të Spalletit me turqit që po ashtu dëshirojnë të dijnë situatën e grupit. Këtë të martë zhvillohen disa ndeshje interesante ku në fushë zbresin kombëtare si Zvicra, Austria, Serbia apo edhe Portugalia. Këta të fundit zhvillojnë ndeshjen me Finlandën, një prej ekipeve që ishte shumë pranë kualifikimit në Euro 2024. Portugezët janë favoritë të padiskutueshëm në këtë duel, por rezultati nuk është synimi kryesor, por gjendja e lojtarëve, teksa pjesë e grupit është dhe CR7, i grumbulluar pas paraqitjeve me Al Nassr në Arabinë Saudite.

Zvicra e Xhakës e Shaqirit mat forcat me Estoninë, në një ndeshje ku niveli i vështirësisë është dukshëm i ulët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026