“Shqipëria, lavatriçe e pastrimit të parave”, Soko: Çanta me lekë të padeklaruara…
Pastrimi i parave nuk është një fenomen i panjohur në Shqipëri, ku vendi ynë për shumë vite ka qëndruar në listën gri të Moneyvalit (një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave). Sot ne jemi në monitorim, dhe presim vlerësimin e ri nga Komisioni Europian.
“Fakti që ne dolëm nga lista e Moneyvalit është njëlloj sikur të shkosh ti vësh flakën te shtëpia e më pas të gëzosh që e shuan. Problemi jonë nuk është jemi apo nuk jemi në listën e Moneyvalit, por a pastrohen apo jo paratë”,-tha Pano Soko.
Sektori i ndërtimit konsiderohet si lavatriçe e pastrimit të parave, ku vitin e kaluar janë investuar 3.7 mld euro, por vetëm 800 mln kanë kaluar në sektorin bankar.
“Ndërtimi do duhet të ishte pararoja ekonomike e zhvillimit, fakti që sot është sektori i katërt apo i pestë, tregon se këtu informaliteti në ndërtim është shumë i madh. Janë para që hyjnë me çanta, nuk deklarohen dhe në fund kthehen në vlerë. Qeveria më pas dikë që ble apartamente e deklaron në vlerë të ulët, e më pas i jep një amnisti”,-tha Pano Soko.
Në intervistë me televizionin RAI3, kryeministri Edi Rama nuk e pranon që vendi të jetë një lavatriçe e pastrimit të parave përmes kullave gjigantë në Tiranë, duke thënë se qeveria ka ngritur një regjim shumë të fortë për të luftuar këtë fenomen dhe arsyen e dytë e lidh me kapitalin që kanë vënë emigrantët shqiptarë, të cilët sot investojnë shumë më tepër se dikur.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme