Sulmi që nxori jashtë funksionit spitalet në Londër, dyshimet bien mbi Rusinë

5 Qershor 2024 | 11:17

Sulmi kibernetik që paralizoi spitalet e Londrës raportohet se erdhi nga një grup hakerash në Rusi që operojnë në bashkëpunim më qeverinë e Putinit, shkruajnë mediat britanike.

Incident që ndodhi të martën detyroi disa spitale kryesore të anulojnë operacionet dhe transfuzionet e gjakut.

Sulmi, shkaktoi ndërprerje të mëdha në spitale. Përveç anulimit të operacioneve me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e pacientëve, sulmi gjithashtu paralizoi analizat në disa spitale të Britanisë.

Ekspertët thanë se personat përgjegjës për këtë sulm janë një grup kriminal kibernetik rus, përgjegjës për një seri sulmesh të tilla gjatë dy viteve të fundit.

Ish-shef ekzekutiv i Sigurisë Kibernetike tha për BBC se hakerat ishin lënë të operojnë lirshëm brenda Rusisë.

Ai tha: “Besojmë se është një grup kriminal kibernetik rus që e quan veten Qilin. Këto grupe kriminale, operojnë lirshëm brenda Rusisë, kanë faqe në dark web dhe ky grup i veçantë ka rreth dy vjet histori të sulmeve ndaj organizatave të ndryshme në mbarë botën.”

LEXO GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026