Protesta e opozitës, Bardhi: Qeveria e lidhur me krimin, qytetarët të na bashkohen

5 Qershor 2024 | 15:13

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një konferencë për media nga selia blu, u bëri thirje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e opozitës, për të luftuar korrupsionin dhe padrejtësinë.

Bardhi tha se protesta e PD do të mbahet në orën 10:00 të së enjtes përpara sallës së seancave plenare.

Bardhi tha se protesta mbahet kundër bashkëpunimit që ka qeveria Shqiptare me grupet kriminale.

“Ne si opozite kemi bërë atë që do të bënte një opozitë e përgjegjshme, që i thotë vetes vend demokratik dhe do të anëtarësohet në BE, por në standarde ka një qeveri tërësisht, tashmë të provuar, të lidhur me krimin e organizuar dhe ka vendosur qeverisjen e vendit në shërbim të këtyre grupeve. Për kete arsye apeloj çdo qytetarë që të marrë pjesë nesër në protestën e orës 10:00 përpara sallës së seancave plenare, duke shprehur vendoshmërinë tonë si qytetarë të Repubikës së Shqipërisë që ne nuk bashkohemi kurrë që qeveria të miratoj ligje, të japë favore të miratoj tendera, të fuqizojë grupet më kriminale në vend” tha Bardhi

Bardhi i bëri thirrje dhe Kryetares së Kuvendit për të respektuar kërkesat e opozitës dhe qytetarëve për të zhvilluar këtë protestë.

LEXO GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026