“Po bëni protestë si presion për vulën”, gazetari përplaset me Bozdon

4 Qershor 2024 | 22:53

Gazetari Lavdrim Lita tha në “Now me Erla Mëhillin” se protesta e cila pritet të zhvillohet të enjten nga “Rithemelimi” për çështjen e dokumentarit të Rai 3, do të mbahet si mjet presioni pasi vjen para gjyqit që ka me Partinë Demokratike, të kryesuar nga Lulzim Basha, për çështjen e vulës dhe të siglës së partisë.

Bozdo nga ana tjetër e kundërshtoi këtë thënie të gazetarit, duke thënë se protesta do të zhvillohet pasi opozita nuk mund të heshtë përballë zbulimeve që ka bërë Rai 3.

Pjesë nga debati:

Lavdrim Lita: Mendoj se bëhet në prag të gjyqit për vulën e Partisë Demokratike, që është në datë 11 qershor. Unë e shikoj si mjet presioni, sepse “Rithemelimi”, flet por nuk kafshon. Bën protesta me data dhe fiken si me regji, siç fiken këto para bashkisë. Nuk ka një strategji se protesta duhet të vijë në rritje nga 10 në 10 mijë.

Eno Bozdo: Edhe unë ashtu e dua, por për situatën është kështu siç është. Ti më thuaj një protestë që e kam lënë përgjysmë. Iku koha kur dilej në konferenca shtypi tre dit e më pas heshtej. Protestë bëhet te rruga e liderit të opozitës dhe te Bashkia sot u mbajt e 10.

Lavdrim Lita: Problemi është se kjo opozitë nuk kafshon. Në sondazhe Partia Socialiste është 10 pikë më sipër se opozita e marrë së bashku.

Eno Bozdo: Partia Socialiste ka 10 vite që punon këtu. Zgjedhjet këtu vidhen. Krimi bën nami, fiton tendera, tenderat pastrohen e më pas blihen vota. Problemi është se duhet të bëhemi bashkë e ta mposhtim këtë të keqe.

Lavdrim Lita: Puna është se ju nuk kafshoni. Nuk keni pëlqyeshmëri në publik!

Eno Bozdo: Sa i përket kësaj se po e bëjmë protestën për gjyqin e vulës, unë do e bëja të martën protestën po të ishte ashtu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026