Meta vizitë në Malin e Zi, takime në selinë e Partisë Demokratike të Socialistëve
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi këtë të hënë një vizitë në Malin e Zi, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Socialistëve, Aleksandar Bogdanoviç.
Përmes një video të publikuar në rrjete sociale në krah të Bogdanoviç, Meta thekson se DPS, aktualisht në opozitë, është një gardiane e vlerave dhe rrugës euro-atlantike të Malit të Zi.
Kreu i PL, falenderon Bogdanoviç për pjesëmarrjen në Konventën e Partisë së Lirisë dhe nënvizon se në të ardhmen dy forcat politike do të kenë një bashkëpunim shumë të mirë për të ardhmen evropiane të dy vendeve.
“Shumë i lumtur të nis ditën në Mal të Zi, me takime në selinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), që ka një kontribut historik për arritjen e Pavarësisë, anëtarësimin në NATO dhe përshpejtimin e integrimit europian të këtij vendi fqinj, mik të vërtetë dhe partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë.
Sot DPS është në opozitë por një gardiane e vendosur në mbrojtje të vlerave dhe rrugës së qartë europiane e euro-atlantike të Malit të Zi dhe në të ardhmen Partia e Lirisë do të ketë një bashkëpunim edhe më të madh në interes të të dy vendeve dhe popujve tanë.
E falenderova Sekretarin e Përgjithshëm të DPS, z.Aleksandar Bogdanoviç për pjesëmarrjen në Konventën historike të Partisë së Lirisë dhe jam besimplotë se nëpërmjet forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes forcave tona politike do të japim një kontribut të vyer për të garantuar prosperitetin e pandalshëm të Shqipërisë, Malit të Zi dhe të rajonit tonë.
I lumtur të dëgjoja prej tij vlerësimet më të larta për Konventën tonë dhe sidomos për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë”, shkruan Meta në facebook.
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin